Ferizaj:Tejkaloi shpejtësinë në vijë të plotë, 22 vjeçari s’kishte patentë shofer

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 15:39
Ferizaj:Tejkaloi shpejtësinë në vijë të plotë, 22 vjeçari s’kishte patentë shofer

Policia ka njoftuar se ka gjobitur dje një shofer në Ferizaj pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Me datën 27.02.2024 kemi pranuar një informatë, se një person me datën 26.02.2024 në orën 23:59 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj ka drejtuar veturën Daimler Benz me targa vendore, duke bërë tejkalimin në vijë të plotë.”

Shoferi A.M, 22 vjeçar nuk kishte patentë shofer dhe ndaj tij është iniciuar fletëparaqitje për gjykatë.

“Policët e stacionit në Ferizaj kanë arritur që të identifikojnë personin A.M ( M/K) i moshës 22 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tij kanë incuar fletëparaqitje për gjykatë , ngaqë personi A.M , veç kundërvajtjës për tejkalim në vijë të plotë , ai nuk e kishte të fituar të drejtën për patent shofer.”

(Kosova Sot Online)