Ramabaja: Ja pse një pjesë e perëndimorëve nuk i shikojnë me sy të mirë kosovarët

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 22:00
Ramabaja: Ja pse një pjesë e perëndimorëve nuk i shikojnë me sy të mirë kosovarët

Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se një pjesë e perëndimorëve nuk i shikojnë me sy të mirë kosovarët që janë populli me pro-amerikan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kombi shqiptar shquhet për një çudi tjetër, është kombi më pro-amerikan në Evropë, po them në syrin e evropianëve dhe nuk na shikojnë shumë mirë herë pas here një pjesë e perëndimorëve në këtë rast”, tha Ramabaja.

“Është çështje krejt tjetër se si na shikojnë euopiano-lindorët. Njëri prej deputetëve ukrainas e pohoi edhe një fakt tjetër, “bëhuni gati të mbroheni vetë”, sepse ata po përjetojnë humbjen e qytetit të tyre dhe si rezultat i përplasjeve të grupimeve të partive politike të SHBA-së”.

(Kosova Sot Online)