Samiti Ukrainë-Europa Juglindore në Tiranë, liderët mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve, priten nga Rama e Zelensky

  • S.A /
  • 28 February 2024 - 12:25
Samiti Ukrainë-Europa Juglindore në Tiranë, liderët mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve, priten nga Rama e Zelensky

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Zelensky pritën në tapetin e kuq liderët që marrin pjesë në samitin Ukrainë-Europa Juglindore në Tiranë. Samiti pritet të dëshmojë edhe njëherë vlerat që bashkojnë vendet në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës dhe njerëzve të saj, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pjesëmarrës në këtë samit janë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović.

Samiti zhvillohet si një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutohet se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.

(Kosova Sot Online )