
Fillojnë kontrollet për punëtorët e padeklaruar

Ministria e Financave ka njoftuar se kanë filluar kontrollet për punëtorët e padeklaruar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ekipet inspektuese të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratit të Punës dje kanë bërë kanë bërë inspektime nëpër biznese përkatësisht në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë në komunën e Prishtinës për të identifikuar bizneset që mbajnë punëtorë të padeklaruar.
Në këto vizita të realizuara, bizneset dhe punëtorët u informuan rreth rëndësisë së deklarimit të punëtorëve
Ministria i ka ftuar të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës në fjalë, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat të cilët janë në dispozicion nga MFPT.
(Kosova Sot Online)