Berisha: Samitin e dëmtoi prania e binomit argat-padron Edvin-Vuçiç

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 17:15
Berisha: Samitin e dëmtoi prania e binomit argat-padron Edvin-Vuçiç

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha fjalën e tij në tubimin qytetar, e ka nisur me komentin për samitin e sotëm për Ukrainën në Tiranë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në fjalën e tij, Berisha tha se, këtë samit e dëmtoi prania e binomit argat-padron, Edvin-Vuçiç.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet me mia më të përzemërta ju qëndrestarë të paepur, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës dhe fitores.

Ju përshëndes dhe përulem me nderim të madh para jush.

Çdo natë, ju me tubimin tuaj, me fjalimet tuaja, jeni bërë zëri i vërtetë i shqiptarëve, të të gjitha moshave, të të gjitha shtresave.

Pas mbylljes së parlamentit Rama-Linda, i mbushur me trafikantë, me të inkriminuar, sot parlamenti i vërtetë, parlamenti i fjalës së lirë, jeni ju, misionarët e Rrugës së Shpresës.

Të dashur miq, sot në Tiranë u mblodh samiti i Europës Juglindore dhe Ukrainës.

PD, pas themelimit të saj, ka qenë lokomotivë e të gjitha proceseve integruese të Shqipërisë, në rajon, në BE, në NATO.

Ajo ka besuar fort dhe ka punuar për bashkëpunimin, miqësinë midis vendeve të rajonit, integrimin e Shqipërisë në Europë.

Por duke përshëndetur praninë e përfaqësuesve të vendeve të rajonit, në veçanti praninë e presidentit të Ukrainës, ndaj dhe ju ftoj të brohorasim së bashku: Lavdi Ukrainës.

Por rëndësinë e këtij samiti e zbehën dhe e dëmtuan shumë prania e binomit argat-padron, Vuçiç-Edvin.

Duke garantuar presidentin Zelenski se PD dhe Shqipëria qëndrojnë në mbështetje të fuqishme dhe të palëkundshme të betejës së tyre, të mbrojtjes së tyre nga agresioni barbar i Vladimir Putinit, dhe se ata kanë pasur dhe do kenë mbështetje gjer në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë.

Ky ka qenë qëndrimi i PD që ditën e parë të agresionit barbar të Vladimir Putinit.

Sikundër, PD ka denoncuar haptas para këtij agresioni të gjitha projektet serbo-ruse për hegjemoninë serbe në rajon dhe influencën ruse në Ballkan.

(Kosova Sot Online)