Osmani në Turqi për Forumin Diplomatik të Antalisë, do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 09:35
Osmani në Turqi për Forumin Diplomatik të Antalisë, do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë Forumit, Presidentja Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

Përgjatë punimeve të Forumit, Presidentja Osmani do të takohet edhe me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës të forumit.

(Kosova Sot Online)