Cameron: Putini u përpoq të heshtë Navalnyn

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 20:49
Cameron: Putini u përpoq të heshtë Navalnyn

David Cameron, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe sekretari aktual i Jashtëm, tha se presidenti rus Vladimir Putin, u përpoq të heshtë Alexei Navalnyn por bota po shikonte, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Putin u përpoq të heshtë Alexei Navalny. Por bota po shikonte. Në ditën e funeralit të tij, ne kujtojmë shpirtin e tij të sfidës përballë brutalitetit nga regjimi rus dhe guximin e tij për t’iu kundërvënë korrupsionit”, shkroi ai.

“Ne duhet të vazhdojmë t’i kërkojmë llogari Rusisë”, shtoi Cameron në X.

(Kosova Sot Online)