Ndalohen katër kamionë me drunj, Policia inicion rast për 'falsifikim të dokumenteve'

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 15:14
Ndalohen katër kamionë me drunj, Policia inicion rast për 'falsifikim të dokumenteve'

Patrulla policore e policisë kufitare, gjatë patrullimit në zonën kufitare në pjesën lindore të vendit, konkretisht në udhëkryqin e rrugëve që shpije në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc e Tugjec, kanë ndaluar për kontrolla katër kamion që po bartnin dru, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës që lëshohet për transportimin e lëndëve drusore, kanë vërejtur se ai dokumentacion dyshohet të jetë i falsifikuar”.

Rasti është trajtuar në koordinim me Agjencinë e Pyjeve dhe organet e drejtësisë.

Policia ka inicuar rastin ‘falsifikimi i dokumenteve’, po ashtu deri në përfundim të procedurave janë sekuestruar rreth 80m kubë dru dhe mjetet me të cilat kryhej transporti

(Kosova Sot Online)