Nga baza ajrore e NATO-s në Shqipëri, gjashtë avionë EuroFighter F-2000 bëjnë show në qiellin e Kuçovës

  • S.A /
  • 04 March 2024 - 12:29
Nga baza ajrore e NATO-s në Shqipëri, gjashtë avionë EuroFighter F-2000 bëjnë show në qiellin e Kuçovës

U hap sot zyrtarisht baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë. Ceremonia e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes nisi me performimin e himneve të NATO-s dhe të Shqipërisë nga orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, transmeton "kosova Sot Online ".

6 avionë EuroFighter F-2000 janë ulur në bazën ajrore të Kuçovës gjatë ceremonisë së inaugurimit. Po ashtu janë ngritur në fluturim 2 helikopterët ‘Black Hawk’.

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në vitet 1950, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s. Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare. 

(Kosova Sot Online )