Ndalohet një zyrtar në Mamushë, u mundësoi disa turqve që ta fitojnë shtetësinë e Kosovës kundërligjshëm

  • S.A /
  • 05 March 2024 - 12:24
Ndalohet një zyrtar në Mamushë, u mundësoi disa turqve që ta fitojnë shtetësinë e Kosovës kundërligjshëm

Është ndaluar një zyrtar i gjendjes civile në Mamushë, pasi u mundësoi kundërligjshëm disa personave turq, që ta fitojnë në mënyrë të kundërligjshme shtetësinë e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, të dyshuarin M.S., në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se i njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare u ka mundësuar disa personave – shtetas të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë. Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, për të njëjtin do të vazhdoj me procedura të tjera hetimore”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online )