
Policia e shpall në kërkim këtë grua, kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e saj

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarës, e cila kërkohet për përfshirje në një rast, shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i karyelave bankare , që është raportuar në polici në janar të vitit 2024, përcjell “Kosova Sot Online”.
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.
(Kosova Sot Online)