Gjykata e Lartë refuzon rekurset e Sali Berishës

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 17:46
Gjykata e Lartë refuzon rekurset e Sali Berishës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me aferën e kompleksit ish-Partizani. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv.

Berisha i cili ndodhet nën arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, ka kërkuar gjithashtu që të jetë prezent edhe në seancat plenare të Kuvendit. Kërkese e cila është rrëzuar nga institucionet e drejtësisë.
Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kanë kërkuar vazhdimisht ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa kanë akuzuar gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka per njëanshmëri, duke thënë se kjo e fundit i shërben interesave të qeverisë.

(Kosova Sot Online)