Blinken: I takon Hamasit të marrë vendime nëse është i përgatitur për armëpushim

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 23:02
Blinken: I takon Hamasit të marrë vendime nëse është i përgatitur për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se është në dorë të Hamasit që të pranojë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Blinken situatën humanitare në Gaza e ka cilësuar si të papranueshme, shkruan CNN.

“I takon Hamasit të marrë vendime nëse është i përgatitur të përfshihet në atë armëpushim”, tha Blinken përpara një takimi me homologun e tij nga Katari.

“Ka mundësi për një armëpushim të menjëhershëm që mund të sjellë pengjet në shtëpi dhe të rrisë në mënyrë dramatike sasinë e ndihmës humanitare”, tha tutje Blinken.

(Kosova Sot Online)