Ja vendimet që i mori sot Qeveria Kurti

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 20:26
Ja vendimet që i mori sot Qeveria Kurti

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje të rregullt, e 191’ta në radhë.

Në këtë mbledhje është miratuar Programi Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. Siç njjofton zyra e kryeministrit ky program ka për qëllim përcaktimin e masave dhe të prioriteteve të institucioneve  shtetërore për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës si dhe të reformave tjera për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, është miratuar rregullorja  për organizimin dhe fushëveprimin e shtëpive për mbrojtjen e fëmijës. Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i mandatit ka pas në fokus zhvillimin e programeve të kujdesit dhe mirëqenies së njerëzve në nevojë sociale, në veçanti të mbrojtjes, kujdesit dhe mirëqenies së fëmijëve. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i organizimit dhe fushëveprimit të Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës.

Më poshtë janë vendimet e tjera të Qeverisë

Miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronave të evidentuara në emër të Republikës së Kosovës, Vendimin e Qeverisë Nr. 06/134 të datës 1 mars 2017, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për të kontribuar më tej në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes, ka paraparë që pronat e ish Aeroportit të Dumoshit t’i jepen në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 50,000 Euro për financimin e projektit “Trajtimi i Ujërave të Zeza në Ferizaj”, nga fondet e huamarrjes.

Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 50,000 Euro për financimin e projektit “Trajtimi i Ujërave të Zeza në Ferizaj”, nga fondet e huamarrjes.

Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me Ligjin Nr. 04/L-069 dhe e shpallur me Dekretin Nr. DL-055-2012 të datës 13 dhjetor 2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Ky vendim është miratuar nga Qeveria e Kosovës në cilësinë e anëtarit të BERZh-it dhe në pajtim me iniciativën e Bordit të BERZh-it.

Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë. Përmes kësaj marrëveshjeje synohet të përmirësohet bashkëpunimi gjyqësor i të dy palëve në hetimin dhe përndjekjen e krimit, ekstradimin e personave me qëllim të përndjekjes ose vuajtjes së dënimit, si dhe transferin e personave të dënuar, zbatimin e dënimeve me burg dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi.

(Kosova Sot Online)