Ja kush po bën thirrje për protestë kundër Putinit

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 22:30
Ja kush po bën thirrje për protestë kundër Putinit

E veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny të mërkurën u bëri thirrje rusëve të protestojnë kundër Vladimir Putin në ditën e zgjedhjeve, duke krijuar radhë të gjata jashtë qendrave të votimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne duhet të shkojmë në qendrën e votimit në një ditë të caktuar në një orar të caktuar: 17 mars ora 12:00.

Ju mund të votoni për çdo kandidat përveç Putinit. Ju mund të prishni fletën e votimit. Mund të shkruani ‘Navalny’ me shkronja të mëdha”, tha Yulia Navalnaya në një video të postuar në rrjetet sociale.

Pavarësisht shtypje në Rusi, shumë mbështetës të Navalny morën pjesë në funeralin e tij, ose protestuan kundër regjimit të Putinit.

(Kosova Sot Online)