Ja kush emërohet raportues i Parlamentit Europian për heqjen e vizave për serbët e Kosovës

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 14:53
Ja kush emërohet raportues i Parlamentit Europian për heqjen e vizave për serbët e Kosovës

Deputeti i Parlamentit Evropian, Matjaž Nemec, është emëruar raportues për heqjen e vizave për serbët nga Kosova të cilët aktualisht janë të vetmit nga Ballkani Perëndimor që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në. BE-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Komisioni për Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian më ka emëruar zyrtarisht si raportues për heqjen e vizave për serbët e Kosovës, të cilët janë mbajtës të pasaportave dhe të vetmit në Ballkanin Perëndimor që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në BE. Shpresoj për një pranim të shpejtë”, tha slloveni në rrjetin social “X”.

(Kosova Sot Online)