Një qytetar ka raportuar se ka gjetur një shumë të parave

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 17:03
Një qytetar ka raportuar se ka gjetur një shumë të parave

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot një qytetar në Mitrovicë ka raportuar se në rrugën “Mbretëresha Teutë” ka gjetur një shumë të parave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka thënë se ende nuk ka arritur ta identifikojë pronarin e parave dhe ka kërkuar që i njëjti të lajmërohet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, apo të kontaktoj policinë në numrin 192.

“Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor  Jugu në Mitrovicë,  është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se në rrugën “ Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, kishte gjetur një shumë të parave. Me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarit të parave në lokacionin ku ishin gjetur paratë,  deri në këto momente nuk është arritur të identifikohet personi (pronari ) i parave. Andaj policia lëshon këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, apo të kontaktoj policinë në numrin 192”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)