VV: Shqipëria tani është partneri kryesor i Kosovës në aspektin tregtar

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 22:18
VV: Shqipëria tani është partneri kryesor i Kosovës në aspektin tregtar

Lëvizja Vetëvendosje, ka treguar të mërkurën se “Shqipëria tani është partneri kryesor i Kosovës në aspektin tregtar”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

VV-ja përmendi edhe opozitën duke thënë se “donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet”.

Më tutje thuhet se “Qeveria Kurti po e dërgon Kosovën drejt pavarësimit ekonomik”.

“E mbani mend opozitën, i mbani mend ekspertët e tyre të ekonomisë, po edhe ata nëpër studio televizive se si çdo natë flisnin për rekordin e mallrave të Serbisë në Kosovë. Ata donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet”.

“Dhe ja ku jemi, për herë të parë dhe kaq shumë vjet pas luftës Serbia e ka humbur tregun për 50% në Kosovë, ndërkohë që e para është Shqipëria e pas saj Maqedonia e Veriut. Qeveria Kurti, me politika të drejta e hapa të sigurt drejt pavarësimit ekonomik”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)