Bastiset shtëpia e Sylejman Selimit

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 10:15
Bastiset shtëpia e Sylejman Selimit

Shtëpia e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik, është duke u bastisur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se para shtëpisë së tij shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave, aksioni po kryhet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

(Kosova Sot Online)