Latifi: Kisha Ortodokse Serbe nuk është institucion fetar por i shërben një shteti

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 22:25
Latifi: Kisha Ortodokse Serbe nuk është institucion fetar por i shërben një shteti

Blerim Latifi, profesor universitar, ka deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe nuk është institucion fetar, por i shërben një shteti, Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Problemi është që Kisha Ortodokse Serbe nuk është institucion fetar, ajo është kishë politike. Pra është një kishë që i shërben një shteti, që në këtë rast është Serbia”, ka thënë Latifi.

Por Latifi ka theksuar se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ia mundëson pronat kishës, duke thënë se nëse nuk respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijohet një precedent i rrezikshëm që të mos zbatohen edhe vendimet e tjera.

“Është një vendim që nuk mundet me u shmang pa e cenu thelbin e këtij shteti, që nëse ne i shmangemi krijojmë precedente. Pra e transformojmë komplet natyrën e shtetit”, ka thënë Latifi. 

(Kosova Sot Online)