Çokollata “Milka Oreo” tërhiqet nga tregu i Maqedonisë së Veriut , dyshohet për prani të pjesëve plastike

  • E.K /
  • 08 March 2024 - 12:54
Çokollata “Milka Oreo” tërhiqet nga tregu i Maqedonisë së Veriut , dyshohet për prani të pjesëve plastike

Çokollata “Milka Oreo” prej 37 gramësh po tërhiqet nga dyqanet për shkak të pranisë së pjesëve plastike, njoftonAgjencia e Ushqimit të Maqedonisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Çokollata bar prodhohet në “Mondelez Polska Porduction SP ZOO”, ndërsa importohet nga operatori ushqimor “TD Nelt”.

Javë më parë ky produkt ishte larguar nga tregu edhe në Kroaci, për shkak të dyshimeve për prani të pjesëve plastike.

(Kosova Sot Online)