Automjeti aksidenton 65 vjeçarin me biçikletë

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 13:26
Automjeti aksidenton 65 vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnjë-Çermë, duke lënë pas një person të plagosur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia sqaroi se shtetasi B. Z., 65 vjeç, udhëtonte me biçikletë në momentin kur u godit nga një automjet tip Benz.

Personi i aksidentuar ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

"Sot me datë 09.03.2024 rreth orës 07:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Çermë”, shtetasi A. R., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. Z., 65 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi B. Z., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)