Klinë: Aksident mes trenit dhe një kombi-busit, dy persona dërgohen në Spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 20:07
Klinë: Aksident mes trenit dhe një kombi-busit, dy persona dërgohen në Spitalin e Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur mes trenit dhe një kombi-busi sot në Krushevë të Madhe të Klinës, përcjell "Kosova Sot Online".

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”.

(Kosova Sot Online)