Vuçiqi shtiret se “nuk di gjë” për takimin Gjuriq-Radojçiq: “Nuk e kam pyetur pse, si dhe ku”

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 08:33
Vuçiqi shtiret se “nuk di gjë” për takimin Gjuriq-Radojçiq: “Nuk e kam pyetur pse, si dhe ku”

I preferuari i tij – me gjasat më të mëdha për kryeministër të Serbisë – Marko Gjuriq u takua me terroristin famëkeq, Millan Radojçiq, por Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon të mos dijë gjë rreth rreth takimit të atyre dyve, që mori bujë në rrjetet sociale teksa ata dakornin diku në një restaurant diku në Serbi.

Vuçiq – i cili edhe pas Banjskës, e quante Radojçiqin “aleat të ngushtë…të cilin nuk ia ekstradoj Prishtinës – tha se “nuk e di kur, ku dhe pse” Gjuriqi e ka takuar Millan Radojçiqin, e cituan të ketë thenë mediat serbe.

“Tash ata po e sulmojnë Markon. Jam duke i shikuar të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar ‘djallin’. Dhe, lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm dhe legjitimë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, ka thënë Vuçiq në paraqitjen e tij.

Gjuriq reagoi në rrjetin “X” se “nuk turpërohet” nga takimi që pati me Radojiçiqin, teksa e quajti “fushatë negative” ndaj tij me t’u kthyer në Serbi, kau, sipas edhe vetë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, “e pret një pozitë shumë e rëndësishme në Serbi”.

(Kosova Sot Online)