Fushë Kosovë: Arrestohet një person, pas një mosmarrëveshje goditi me veturë tre persona

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 09:22
Fushë Kosovë: Arrestohet një person, pas një mosmarrëveshje goditi me veturë tre persona

Një burrë është arrestuar në në Fushë Kosovë, pasi që me veturë ka goditur tre burra tjerë si pasojë e një mosmarrëveshje, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Njoftimi i Policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fushë Kosovë 10.03.2024-11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte godit me veturë tre viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)