Vetaksident në Tumoc të Istogut: Lëndohet një person, zjarrfikësit e nxjerrin nga vetura

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 11:39
Vetaksident në Tumoc të Istogut: Lëndohet një person, zjarrfikësit e nxjerrin nga vetura

Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Tumoc në Istog, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person është lënduar dhe është dërguar në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut. Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrëfikësat”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)