"Kreu manovra të rrezikshme", I riu në Pogradec hipi mbi veturë e cila po lëvizte, gjobitet nga Policia

  • E.K /
  • 12 March 2024 - 08:21

Policia e Korçës ka arritur të identifikojë një person që në një video të publikuar nga “JOQ” ku shihet duke lëvizur me veturë ndërkohë që ai vetë kishte hipur mbi veturë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi M.M., 20-vjeç, banues në Pogradec, ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.

Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 126, 139 dhe 170 të Kodit Rrugor, shtetasi M. M. u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë. Gjithashtu, 20-vjeçarit iu tërhoq leja e drejtimit.

(Kosova Sot Online)