A do të takohet Escobar nesër me opozitën?

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 16:44
A do të takohet Escobar nesër me opozitën?

Për t’u takuar me krerët e vendit, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër do të qëndrojë në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temë diskutimi do të jetë dialogu me Serbinë dhe çështja e dinarit.

Ppërveç udhëheqësve të institucioneve, Escobar do të takojë edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe dy liderët tjerë opozitarë.

Escobar vjen nesër në Kosovë në kuadër të një vizitë më të gjerë. Ai sot ka qëndruar në Belgjikë, ndërsa përveç Kosovës nesër, do të udhëtojë edhe në Austri dhe Mal të Zi.

(Kosova Sot Online)