Rohde e quan moment historik zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 13:39
Rohde e quan moment historik zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë Kurti për të urdhëruar kalimin e 24 hektarëve tek Manastiri i Deçanit është një moment historik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasadori gjerman ka falënderuar të gjithë aktorët politikë, përfshirë edhe Manastirin e Deçanit.

“Vendimi i Deçanit ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e për sundimin e ligjit. Urojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)