Cramon mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit

  • A.P /
  • 13 March 2024 - 20:10
Cramon mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me pronat për Manastirin e Deçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“E mirëpres vendimin për të zbatuar përfundimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Sundimi i ligjit është thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale.

Unë kam kërkuar vazhdimisht të gjitha qeveritë e Kosovës në 4,5 vitet e fundit që të veprojnë për këtë pasi është një hap i domosdoshëm në lidhje me sundimi e ligjit në Kosovë”, ka shkruar ajo në ‘X’.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur sot se qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë mospajtimesh me diplomacinë perëndimore rreth kësaj çështjeje.

Vendimi u mirëprit menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

I Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pak minuta pasi Kurti njoftoi për vendimin, në një konferencë për media bashkë me presidenten Vjosa Osmani, emisari amerikan tha se ky hap që ndërmori sot Qeveria e Kosovës, ishte i domosdoshëm

(Kosova Sot Online)