Varroset ish-boksieri Besar Nimani

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 13:29
Varroset ish-boksieri Besar Nimani

Ish-boksieri, Besar Nimani është varrosur sot në varrezat e myslimanëve në “Sennefriedhof” , pasi u vra të shtunën e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Qindra shqiptarë të pranishëm në varrimin e boksierit Besar Nimani, i vrarë javën e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë”, ka shkruar gazetari Arlind Sadiku.

Përndryshe, policia gjermane ka nisur një operacion të madh për kapjen e të dyshuarve. Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e autorëve. Bëhet fjalë për dy 33-vjeçarë, Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

(Kosova Sot Online)