Para takimit me Kurtin Escobar arrin në Manastirin e Deçanit

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 13:53
Para takimit me Kurtin Escobar arrin në Manastirin e Deçanit

Raportohet se emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka mbërritur në hapësirat e Manastirit të Deçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo nuk do të jetë agjenda e vetme e tij përgjatë ditës së sotme pasi ai do të takohet në orën 15:30 me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi mes tyre do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Escobar është duke qëndruar në Kosovë që nga dita e djeshme.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të mërkurën pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Ai i hodhi poshtë pretendimet e presidentes Osmani se BE-ja po tregon mungesë të qasjes së barabartë në ndërmjetësimin e dialogut.

“Të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjes, pra nuk është përpjekje e njëanshme që vetëm Kosova t’i marrë ato vendimet e zorshme”, tha Escobar.

(Kosova Sot Online)