A është Kurti partner i ShBA’së?, Hill: Definitivisht e kam një mendim, por jam i fokusuar në raportet me Serbinë

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 09:12
A është Kurti partner i ShBA’së?, Hill: Definitivisht e kam një mendim, por jam i fokusuar në raportet me Serbinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, gjatë një interviste në Euronews në Serbi është pyetur rreth deklaratave të mëhershme për Kryeministrin Kurti.

Kam një pyetje tjetër për Kosovën. Vitin e kaluar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ju deklaruat se nuk jeni të sigurt që Kurti është ende partner i Amerikës. Çfarë mendoni për të sot?

– Do të doja të theksoja dy gjëra që tha Gabriel Escobar për të njëjtën temë. Sigurisht që ka probleme serioze komunikimi që duhen adresuar. Sa për specifikat, lexoni se çfarë kishte për të thënë Escobar për të, mendoj se ai ishte shumë i qartë.

Por çfarë mendoni?

– Unë patjetër kam një mendim, por përpiqem të fokusohem në zhvillimin e marrëdhënieve tona me Serbinë, në mënyrë që të bëhet partneriteti për të cilin jam i bindur se mund të bëhet. Kur shikoj delegacionin serb që udhëtoi në Uashington javën e kaluar për dialog mbi çështjet ushtarake, fakti që kreu i delegacionit serb iu drejtua një auditori të madh në universitetin tonë të mbrojtjes kombëtare, është e qartë se ka shumë gjëra të tjera për të cilat pajtohemi, më shumë se që kemi dallime. Ne duhet të përfitojmë nga kjo dhe të zhvillojmë më tej marrëdhëniet tona. Marrëdhëniet me Serbinë duhet të qëndrojnë fort në këmbët e veta dhe të mos varen nga palët e treta. Ne duhet të punojmë së bashku për çështjet ku kam besim se mund të krijojmë bashkëpunim. Duhet të jemi optimistë. Disa do të thonë se jam shumë optimist. Por nëse një person është pesimist, ai kurrë nuk do të arrijë asgjë këtu. Mendoj se mund të nxjerrim optimizëm nga gjërat që kemi arritur tashmë dhe ka më shumë punë për të bërë.

(Kosova Sot Online)