Arrestohet një grua në Fushë Kosovë, e braktisi fëmiun e saj duke e lënë vetëm në banesë

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 09:27
Arrestohet një grua në Fushë Kosovë, e braktisi fëmiun e saj duke e lënë vetëm në banesë

Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë pasi e kishte lënë fëmijën e saj vetëm në banesë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Kurse, fëmiu në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale tek një familjar i tij.

“Fushë Kosovë 14.03.2024-01:56. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se ka braktisur fëmiun e saj duke e lënë vetëm në banesë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmiu ne bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale tek një familjar i tij”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)