Teuta Haxhiu del para foltores me fotografinë e Liridona Ademajt të stampuar në bluzë

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 12:38
 Teuta Haxhiu del para foltores me fotografinë e Liridona Ademajt të stampuar në bluzë

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca shënjuese me ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka theksuar se gratë kanë dhënë kontribut e shembull të jashtëzakonshëm.

Konjufca ka thënë se në historinë e re të Kosovës, numri i grave të angazhuara politikisht është rritur vazhdimisht.

“Në këto ditë si sot nuk mund të mos i kujtojmë gratë intelektuale. Në historinë e re të Kosovës, numri i grave të angazhuara politikisht është rritur vazhdimisht, dhe roli i tyre është i pazëvendësueshëm”, ka deklaruar Konufca.

Ish deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, është shfaqur në foltore me një bluzë mbi të cilën ishte fotografia e të ndjerës Liridona Ademaj e cila u vra muaj më parë. Vrasja dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

(Kosova Sot Online)