Schwabe: Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 22:34
Schwabe: Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin

Deputeti socialdemokrat në Gjermani, Frank Schwabe, ka deklaruar se Këshilli i Evropës është duke bërë të mundur gjëra që të tjera palë nuk mundën dot në çështjet e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në platformën “X”, Schwabe ka thënë se në këtë Këshill do të vendoset për aplikim të Kosovës për anëtarësim, gjithnjë duke u bazuar në rregullat dhe vlerat europiane.

Ai “thumbon” emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarin, duke i lënë meritat KiE-së, për proceset dhe vendimet e marra së fundmi në Kosovë.

“Me gjithë respektin për të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona”, ka shkruar Schwabe në “X”.

(Kosova Sot Online)