Prishtinë: Një grua raporton se një person ia mori me forcë nga qafa zingjirin e arit

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 08:56
Prishtinë: Një grua raporton se një person ia mori me forcë nga qafa zingjirin e arit

Një grua në Prishtinë ka raportuar se derisa ishte në një park, një person i panjohur me forcë ia ka marrë zinxhirin e arit nga qafa dhe është larguar në drejtim të panjohur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë 15.03.2024 – 09:55. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ishte në park, një person i panjohur me forcë ia ka marrë zinxhirin e arit nga qafa dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)