Vajza e Jakup Krasniqit me dedikim për babain: Ne presim drejtësi nga një vend që nuk sjell drejtësi, të paktën jo deri tani

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 11:33
Vajza e Jakup Krasniqit me dedikim për babain: Ne presim drejtësi nga një vend që nuk sjell drejtësi, të paktën jo deri tani

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka bërë një shkrim emocionues dhe mjaft prekës për babain e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo shkroi për mungesën pranë familjes të zëdhënësit të UÇK-së, që aktualisht po mbahet i paraburgosur në Dhomat e Specializuara.

Gresa ka pyetur se çfarë jetë është kjo, duke thënë se nëse vazhdon të jetoj pa shpresë dhe pa të.

Ajo shtoi se janë duke pritur nga një vend që nuk ka drejtësi, të paktën jo deri tani.

Postimi i plotë:

Koha ecën e jeta vazhdon, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë jetë të dyfisht, në njerën shtiremi sikur gjithçka është e bukur dhe jemi të lumtur e në tjetrën me pafuqi e ndegjojmë zemren tek ulerin në heshtje, nga dhimbja që nuk pushon.

Na the të vazhdojm jetën, por çfar jete është kjo? Kur gjysma e zemres gjendet mes tullave e hekurave të zi e gjysma tjeter kerkon të ndaloj se rrahuri!

Çfar jete është kjo? Nese vazhdoj të jetoj pashpresë e pa ty!

E jeta vazhdon, ndërsa ne presim drejtësi nga një vend që nuk sjell drejtësi, të paktën jo deri tani.

E ndersa ne presim, koha s’na pret dhe çdo ditë qe kalon vret copza të shpirti e të zemres!

(Kosova Sot Online)