Dhunohet një grua në këtë vend të Kosovës

  • A..P /
  • 17 March 2024 - 09:08
Dhunohet një grua në këtë vend të Kosovës

Se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar, ka raportuar një grua në Malishevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se i dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM- Malishevë / 16.03.2024-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet  se janë me probleme  psikike.   Me vendim të prokurorit viktima është dërguar  për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)