Testit të maturës shtetërore do t’i nënshtrohen mbi 18 mijë maturantë

  • A.P /
  • 21 May 2026 - 14:05
Testit të maturës shtetërore do t’i nënshtrohen mbi 18 mijë maturantë

Me 20 qershor, mbi 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore.

Drejtues të Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se testi do të organizohet në një ditë dhe testi përbëhet nga tri lëndë të përgjithshme dhe një zgjedhore. Edhe këtë vit aplikimi do të bëhet përmes platformës online e cila do të hapet me datë 1 qershor.

Testi i Maturës Shtetërore këtë vit do të organizohet më 20 qershor në afatin e qershorit dhe me 29 gusht në afatin e gushtit. 

(Kosova Sot Online)