Arrestohet një person, Policia konfiskon në Leposaviq një pushkë gjuetie me leje të lëshuar nga Serbia

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 10:31
Arrestohet një person, Policia konfiskon në Leposaviq një pushkë gjuetie me leje të lëshuar nga Serbia

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar më Leposaviq, pasi që gjatë kontrommit ne veturën e tij është gjetur një pushkë gjuetie e lëshuar nga shteti i Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Leposaviq 17.03.2024-11:00. Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 5.5 mm dhe leja e armës e lëshuar nga shteti i Serbisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedur të rregullt.”

(Kosova Sot Online)