Vuçiq: Sot është një takim i rëndësishëm me Dodikun, besoj se do të na bashkohet edhe patriarku Porfirije

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 14:08
Vuçiq: Sot është një takim i rëndësishëm me Dodikun, besoj se do të na bashkohet edhe patriarku Porfirije

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot do të ketë një takim joformal por të rëndësishëm me presidentin e entitetit të RS Milorad Dodik, dhe me rastin e ngjarjeve dhe sugjerimeve të ndryshme në të gjithë rajonin.

“Besoj se do të na bashkohet edhe patriarku Porfirije”, tha Vuçiq.

Ai tha se do të ketë shumë takime të rëndësishme.

“Të enjten, dua të them, të mërkurën dhe të enjten do të shkojmë në Bruksel. E kemi atë samit për energjinë bërthamore, do të ketë shumë liderë evropianë dhe botërorë”, shtoi Vuçiq.

Këtë Vuçiq, e tha në ceremoninë e vendosjes së gur themelit për ndërtimin e fabrikës së re të kompanisë japoneze JFE Shoji Serbia në Inxhija.

(Kosova Sot Online)