Kaq lindje u regjistruan në muajin janar brenda dhe jashtë Kosovës

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 14:29
Kaq lindje u regjistruan në muajin janar brenda dhe jashtë Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare për lindjet dhe vdekjet për muajin janar 2024, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dhënat preliminare për lindjet dhe vdekjet për muajin janar 2024, tregojnë se në Kosovë dhe jashtë saj, janë regjistruar mbi 2,200 lindje ndërsa kanë vdekur mbi 1 mijë qytetarë.

“Në muajin Janar 2024 janë regjistruar 2216 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1171 lindje janë meshkuj dhe 1045 lindje janë femra”- njofton ASK.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 1,084 raste të vdekjeve [brenda dhe jashtë Kosovës]. Prej vdekjeve të regjistruara, 583 janë meshkuj dhe 501 janë femra.

(Kosova Sot Online)