Murati: Bordi i Bankës Botërore ka miratuar financimin në vlerë prej 90 milionë euro

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 21:00
Murati: Bordi i Bankës Botërore ka miratuar financimin në vlerë prej  90 milionë euro

Bordi i Bankës Botërore ka miratuar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, me një vlerë prej 90 milionë euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë ka reaguar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke e quajtur lajm të mirë.

“Dje, me Bankën Evropiane Investive nënshkruam marrëveshjen në vlerë prej  33 milionë euro për financimin e parkut me panele solare në KEK, me kapacitet 100MË”.

“Sot, morrëm lajmin tjetër të mirë se Bordi i Bankës Botërore ka miratuar financimin në vlerë prej  90 milionë euro, me kushte koncesionare, si rezultat i përmbushjes së axhendës reformative në kuadër të programit Development Policy Financing”, ka deklaurar Murati.

(Kosova Sot Online)