Fushë Kosovë: Mosmarrëveshje me bashkëshortin, ky i shkon te familja e saj dhe i thotë se do t’ia publikojë disa fotografi intime

  • E.K /
  • 21 March 2024 - 10:47
Fushë Kosovë: Mosmarrëveshje me bashkëshortin, ky i shkon te familja e saj dhe i thotë se do t’ia publikojë disa fotografi intime

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime, përcjell “Kosova Sot Online”.

Palët janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

“ Fushë Kosovë NN-NN. Me 20.03.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime të saj. Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”. Thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)