Në Kosovë shtohet një parti e re

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 13:45
Në Kosovë shtohet një parti e re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar edhe një parti tjetër politike në Kosovë, duke e çuar në 52 numrin e partive funksionale aktualisht, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për partinë politike me emrin Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH).

Sipas KQZ-së, “me datën 26.02.2024, iniciativa politike e quajtur “Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar” me akronim PBKDSH, e cila udhëhiqet nga z. Nikoll Perkaj, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim, duke i bashkangjitur dokumentet e kërkuara sipas Rregullores Nr. 01/2024 Regjistrimi dhe Funksionimin e Partive Politike, të specifikuara në nenin 2, paragrafët 1 dhe 2. Pas pranimit të aplikacionit për regjistrim të iniciativës politike, Zyra ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, duke filluar nga: Statuti, programi, akti i themelimit, simboli, raporti financiar dhe libreza e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar. Pas pranimit të këtyre dokumenteve, Zyra ka komunikuar me palët, duke i dërguar shkresën që parmban komentet për ndryshim. Iniciativës politike i është dhënë afat prej pesë (5) ditësh për të darguar ndryshimet. Para përfundimit të këtij afati, iniciativa politike ka aplikuar ndryshimet e kërkuara dhe ka dorëzuar materialet në Zyrë.

(Kosova Sot Online)