Alarmon Kurti: Ushtarët serbë ndodhen në kufi, konkretisht në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 14:20
Alarmon Kurti: Ushtarët serbë ndodhen në kufi, konkretisht në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se njësi të specializuara të ushtrisë serbe janë parë disa metra larg kufirit të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka publikuar në Facebook, një video përmes së cilës prtenedon se ushtarët serbë ndodhen në kufi me veriun e Serbisë, konkretisht në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

“Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”. Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën", shkruan Kurti. 

Kurti thotë se Forcat e Armatosura të Serbisë po kryejnë stërvitje të rregullta në kufi me veriun e Kosovës, sipas tij me qëllimin e vetëm për të shkaktuar provokime. Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës shton se po i vëzhgojnë ushtarët serbë nëse do përpiqen të kalojnë kufirin.

(Kosova Sot Online)