Maqedonci: Rreziku i përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe agjentëve kimik dhe biologjik është më i lartë se kurrë

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 14:24
Maqedonci: Rreziku i përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe agjentëve kimik dhe biologjik është më i lartë se kurrë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se sot në ambientet e Gardës Kombëtare është shënuar ceremonia e përfundimit të suksesshëm të trajnimit të përbashkët të pjesëtarëve të njësisë Hazmat të FSK-së dhe të njësisë CBRN të Forcave të Maqedonisë së Veriut me Agjencinë për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes (Defense Threat Reduction Agency, DTRA), U.S. Marines CBIRF dhe Skuadrën e 71-të të Mbështetjes të Gardës Kombëtare të Ioëes (71st Civil Support Team), transmeton “Kosova Sot Online”.

Maqedonci, bëri të ditur se gjatë këtij trajnimi që është zhvilluar në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim në Pomozatin, njësitë e Regjimentit të Mbrojtjes Civile, Kompania e Materieve të Rrezikshme ka shkëmbyer eksperienca me pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut për kapacitetet, mënyrën e operimit në terren si dhe përdorimin e pajisjeve specialistike.

Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni, Maqedonci ndër të tjera ka thënë se kërcënimet nga akterët e rinj dhe të vjetër me prirje autokratike dhe me qasje hegjemoniste dhe agresive nuk po e sfidojnë vetëm rendin e ri botëror por dhe rregullat e luftës të përcaktuara në ligjin humanitar ndërkombëtar. Në këtë aspekt rreziku i përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe agjentëve kimik dhe biologjik është më i lartë se kurrë.

(Kosova Sot Online)