Ja pse Putin do të vizitojë Ankaranë më 23 prill

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 22:00
Ja pse Putin do të vizitojë Ankaranë më 23 prill

Pasi udhëtimi u shty për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Rusi, Putin do të vizitojë Ankaranë për të konfirmuar nivelin e marrëdhënieve të mira ndërpersonale që ka me Erdogan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Ankaranë më 23 prill, ku do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas raporteve turke.

Gjatë një bisede telefonike, “Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehu besimin e tij se zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë do të vazhdojë dhe shprehu gjithashtu gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një rol ndërmjetësues për ta sjellë atë në tryezën e negociatave me Ukrainën “, siç theksohet në një deklaratë e presidencës turke.

Marrëveshja e drithërave dhe krijimi i një qendre tranziti të gazit rus në Turqi pritet të jenë pikat kryesore të diskutimit midis dy liderëve.

(Kosova Sot Online)