Imami Labinot Maliqi i drejtohet Kurtit: Shfuqizoje ndalesën administrative për bartjen e shamisë në shkollat publike

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 16:52
Imami Labinot Maliqi i drejtohet Kurtit: Shfuqizoje ndalesën administrative për bartjen e shamisë në shkollat publike

Imami Labinot Maliqi kakërkuar nga kryeministri i Kosovs, Albin Kurti shfuqizimin e ndalesës administrative të MASHT-it për bartjen e shamisë në shkolla, transmeton "Kosova Sot Online".

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Maliqi ka bërë kërkesë publike për kryeministrin Kurti që të shfuqizojë vendimin në fuqi.

“Në këtë muaj të bekuar Ramazan, kërkoj nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të shfuqizoj nga Udhëzimi Administrativ i MASHT-it, ndalesën për bartjen e shamisë në shkollat publike, ndalesë kjo bullizuese, anti-njerëzore, anti-kushtetuese dhe anti-demokratike”.

“Ne jemi një shtet demokratik që aspiron anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, ndërsa mohimi i të drejtave elementare njerëzore nuk përkon me traditën dhe aspiratat tona si vend dhe si shoqëri”.

“I inkuraroj motrat, vajzat muslimane ta vendosin shaminë, duke qenë plotësisht të lira në vullnet dhe bindje, le ta zbatojnë urdhërin e Zotit. Ndërsa, sa i përket shkollimit të tyre, e marrim ne përgjegjësinë për të tejkaluar të gjitha pengesat që potencialisht mund t’ju shfaqen rrugës, duke i përdorur gjithmonë të gjitha mjetet juridike që i kemi në dispozicion”.

(Kosova Sot Online)